Përsëri gjuajtje me armë zjarri në “Aktash” të Prishtinës

Sot rreth orës 14:00, dyshohet të ketë pasur të shtëna me armë zjarri në “Aktash” të Prishtinës.

Sipas mediumit “EkonomiaOnline”, në rrugën “Gazmend Zajmi”, një punëtor i një picerie është sulmuar nga një person tjetër.

Në pamjet e siguruara nga ta, shihet personi me armë në dorë teksa e kërcënon personin tjetër, duke gjuajtur në tokë e duke e kapur nga fyti.

Disa dëshmitarë i kane thënë Dukagjinit se konflikti mes dy personave ka nisur për çështje trafiku.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes, derisa disa burime i kanë thënë Dukagjinit se i dyshuari është arrestuar.

Në një përgjigje për Dukagjinin, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se:

“Sot rreth orës 14:20, kemi  marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar”.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika