Përsëri shpërthim te “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicën Veriore

Aktet kriminale nuk kanë të ndalur në veri. Në orët e para të së hënës, një shpërthim i fuqishëm, por fatmirësisht pa të lënduar e pa dëme materiale është dëgjuar afër “Tre rrokaqiejve” në Mitrovicën Veriore. Policia, megjithatë nuk ka arritur të lokalizojë vendin ku ka ndodhur shpërthimi, duke përmendur se mund të bëhet fjalë për mjete-piroteknike ose shok-bomba

Lokalin e hapë herët në mëngjes e punën e vazhdon deri në orët e vonshme.

Lulzim Sadiku tash jeton në jug ndërsa me pjesën veriore, përpos banesa ku u rrit e bashkon edhe lokali në lagjen e boshnjakëve.

Mbi një dekadë punë në këtë biznes, për Sadikun nuk kanë qenë të lehta, në veçanti vitet e fundit.

“Po zakonisht kur nuk ka tensioni mirë shkon puna, është më gjallë dalin njerëzit janë më të lirë, por sidomos kur ndodhin shpërthime e këto, njerëzit nuk dalin”, ka thënë Lulzim Sadiku, Pronar i byrektores.

Përkundër vështirësive financiare burekgjiu Sadiku është shumë i lumtur që këndej pari janë shtuar forcat e rendit.

“Me praninë e tyre ne ndihemi më të sigurt, si në biznes si në shtëpitë tona, si në jetën e përditshme si në çdo aspekt. E kish me qenë mirë me qenë sa më prezent, sepse kështu është më sigurt për çdo person që jeton këtu”, shtoi ai.

Shumë afër kësaj lagje, në orët e para të së hënës u dëgjua një shpërthim, i dyti brenda pak ditësh.

Më 29 qershor afër këtij udhëkryqi ishte djegur një kioskë e cila kohë pas kohe shërbente si pikë statike për Policinë e Kosovës. Ndërkaq të hënën pas mesnatës prapa këtyre ndërtesave është dëgjuar një shpërthim tjetër.

Menjëherë pas shpërthimit Policia e Kosovës është vënë në lëvizje.

“Sot rreth orës 01:00 ka pasur një shpërthim ose detonim tek lagja te tre rrokaqiejve, Policia ka reaguar në vend të ngjarjes. Sidoqoftë nuk kemi pasur mundësi me e gjetë vendin e shpërthimit apo detonimit. Kemi kërku në atë pjesë por nuk ka pasur. Që do të thotë sipas të gjitha gjasave ka qenë një shpërthim i mjeteve piro-teknike ose shok-bombe që nuk ka shkaktuar dëme material ose lëndime në njerëz”, tha Veton Elshani-   Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për veriun.

Përkundër që policia nuk ka identifikuar ndonjë të dyshuar, Lista Serbe pretendon se e di qëllimin e këtij shpërthimi.

Sipas partisë së udhëhequr nga Goran Rakiqi, sulmi është bërë qëllimshëm për të arsyetuar praninë e shtuar të forcave speciale të armatosura.

Në reagimin përmes llogarisë zyrtare në Facebook, Lista Serbe pretendon se forcat speciale po i frikësojnë qytetarët, madje duke propaganduar se po kryhet represion dhe arrestime të pa-baza.

Kjo parti ka bërë thirrje KFOR-it e EULEX-it t’i shtojnë forcat e tyre në veri, me qëllim të parandalimit të incidenteve.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika