Përshkallëzimi vdekjeprurës mes Izraelit dhe Gazes

Një sulm ajror izraelit në Gaza vrau të paktën 10 persona me 5 gusht duke përfshirë një komandant të lartë të një grupi militant palestinez

Përshkallëzimi vdekjeprurës mes Izraelit dhe Gazes
Përshkallëzimi vdekjeprurës mes Izraelit dhe Gazes

Javën e fundit “raportet” mes Izraelit dhe Palestinës janë përshkallëzuar edhe më shumë, ku është shënuar dhunë vdekjeprurëse.

Në mesin e viktimave ishte një fëmijë pesëvjeçar – ndërsa 55 të tjerë u plagosën.

Lëvizja Palestineze e Xhihadit Islamik hodhi raketa drejt Izraelit si hakmarrje vetëm disa orë më vonë.

Stacionet televizive të Izraelit treguan se raketat u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

Tensionet janë rritur prej ditësh pas arrestimit të një udhëheqësi militant palestinez në fillim të kësaj jave.

Kryeministri i Izraelit mbrojti sulmet duke thënë se Izraeli do të bënte “çfarëdo që të duhej” për të mbrojtur popullin e tij.

Xhihadi Islamik u themelua në Gaza në vitet 1980 dhe kundërshton dialogun politik me Izraelin. Ata konsiderohen të jenë të afërt me Iranin dhe të ndarë nga Hamasi, por në përgjithësi bashkëpunojnë me lëvizjen.

Izraeli ka luftuar pesë konflikte me Gazën që nga viti 2009, duke përfshirë luftën 11-ditore të vitit të kaluar që vrau 250 palestinezë.

Sulmet ajrore dhe raketat e shtynë Izraelin dhe palestinezët në një ditë të dytë luftimesh, duke i dhënë fund më shumë se një viti qetësie relative përgjatë kufirit.

Dëshmitarët thanë se bomba të tjera kishin në shënjestër pesë shtëpi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika