Persona të armatosur futen në zonën e KEK-ut, arrestohen katër të dyshuar në Obiliq

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona të armatosur janë futur në zonën e KEK-ut në Obiliq, e cila është e ndaluar. Tutje njoftohet se policia ka arrestuar personat dhe katër armët që i posedonin

Ilustrim





Policia e Kosovës ka raportuar se të dielën e 30 tetorit në Obiliq janë konfiskuar katër armë.

Policia ka njofuar se pas pranimit të informacionit se disa persona të armatosur janë futur në zonën e KEK-ut, njesitët policore nga stacioni i Obiliqit i janë pergjigjur rastit.

Tutje thuhet se në një kohë shumë të shkurtër janë lokalizuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar katër armë të gjata dhe 89 fishekë të kalibrit 12mm. Mes tjersh thuhet se personat e dyshuar kanë zhvilluar gjueti ilegale, e cila është e ndaluar në zonë të KEK-ut.

“Pas pranimit të informacionit se disa persona të armatosur janë futur në zonën e KEK-ut, njesitët policore nga stacioni Obiliq menjëheherë i janë pergjigjur rastit dhe në një kohë shumë të shkurtër janë lokalizuar dhe arrestuar katër (4) persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar katër (4) armë të gjata dhe (89) fishekë të kalibrit 12mm. Personat e dyshuar kanë zhvilluar gjueti ilegale (që është e ndaluar) në zonë të KEK-ut”, njofton Policia e Kosovës.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika