Persona të armatosur në Gjilan tentojnë ta vjedhin bankomatin me anë të eksplozivit

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata e kanë shpërthyer me eksploziv një bankomat në Gjilan

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata e kanë shpërthyer me eksploziv një bankomat në Gjilan.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur të hënën në orën 05:22 në rrugën “Isuf Kika”, ndërsa pos dëmeve materiale s’ka të lënduar.

“Nga persona të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata është sulmuar me mjet shpërthyes bankomati i bankës TEB në Gjilan. Sipas dëshmitarëve, dy persona jashtë veturës kanë pasur në duar armë të gjata dhe në brendi të veturës ka pasur një apo dy persona tjerë, të cilët janë larguar në drejtim të panjohur me veturë me targa të Serbisë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Hetimet po vazhdojnë e rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë në tentativë” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetuesisë si dhe njësia për deminim e policisë që kanë marrë mostrat e dyshimta të eksplozivit. Në prezencë të policisë, përfaqësuesit e bankës dhe të kompanisë së sigurimit të bankës kanë hapur bankomatin dhe të njëjtit na kanë deklaruar se mjetet që kanë qenë brenda në bankomat nuk kanë arritur të merren, por disa prej tyre janë të dëmtuara. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika