Persona të maskuar e sulmojnë një burrë në Leposaviq, pastaj ia heqin targat e veturës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Leposaviq është sulmuar nga disa persona të maskuar dhe i janë hequr targat e veturës

Policia e Kosovës-Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të maskuar e kanë sulmuar një burrë në Leposaviq.

Përveç sulmit fizik, viktimës i janë hequr edhe targat e veturës.

Ky rast, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ka ndodhur më 28 dhjetor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar, ku të njëjtit i kanë hequr edhe targat e veturës së tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Në njoftim nuk jepen detaje se çfarë lloji të targave mbante viktima, ato RKS apo KM.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika