Persona të panjohur vrasin 10 anëtarë të një familjeje në Afrikë të Jugut

Ministria e policisë ka bërë të ditur në një deklaratë se nga 10 personat e vrarë ishin shtatë gra dhe tre burra

Ministri i Policisë së Afrikës së Jugut Bheki Cele dhe Komisionerja Kombëtare e Policisë Fannie Masemola vizitojnë skenën e të shtënave masive në një festë ditëlindjeje në Kwazakhele, Gqeberha, Afrika e Jugut më 30 janar 2023

Persona të armatosur kanë sulmuar një shtëpi në qytetin e Afrikës së Jugut, në Pietermaritzburg, duke vrarë 10 persona.

Sipas raportimeve të AL JAZEERA, Policia nuk ka dhënë motivin e të shtënave.

Ndër të vrarët ishin shtatë gra dhe tre burra, tha ministria e policisë në një deklaratë.

Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë, me rreth 20,000 vrasje të regjistruara çdo vit nga një popullsi prej 60 milionë banorësh.

Nga 1 korriku deri më 30 shtator 2022, më shumë se 7,000 njerëz u vranë në krime të raportuara në Shërbimin Policor të Afrikës së Jugut (SAPS).

Pothuajse 1,000 gra ishin në mesin e atyre që u vranë gjatë periudhës në vitin 2022. Më shumë se 13,000 gra ishin gjithashtu viktima të sulmit, me qëllim për të shkaktuar lëndime të rënda trupore, dhe 1,277 gra ishin viktima të tentativës për vrasje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika