“Personale” me Krenare Vokshi është rikthyer në ekranet e televizionit më të shikuar në Kosovë TV Dukagjini.
“Personale” është vendi ku personalitete nga bota e politikës, artit e mediave rrëfejnë për si askund tjetër.
Edicioni i ri i “Personale” është rikthyer me një emision më special, ku janë shfaqur rrëfimet e shqiptarëve në Gjermani.
Ky edicion special fillon nga qyteti i bukur i Frankfurtit me disa pamje të bukura të këtij qyteti, e kështu me radhë në disa qytete ku shqiptarët janë duke jetuar dhe punuar me vite të tëra.
Ndërkaq kjo nuk është fundi që “Personale” i ka kushtuar shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në të gjitha fushat në Gjermani, pasi edhe emisioni i radhës do tu kushtohet atyre. Dhe gjithashtu do të jetë një intervistë ekskluzive me kryetarin e komunës së Oterbahut (Otterbach).
“Personale” me Krenare Vokshin transmetohet çdo të premte nga 20:30 në televizionin Dukagjini.