Personi i vrarë në Prishtinë nuk ishte pjesë e FSK-së, por një tjetër pjesëtar u përfshi në ngjarje

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se personi i vrarë në incidentin e mbrëmshëm në “Bon Vivant” në Prishtinë nuk ishte pjesëtar i FSK-së, por një pjesëtar tjetër i FSK-së ishte i përfshirë në ngjarje

Ilustrim

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se informacioni që i vrari në incidentin e mbrëmshëm në “Bon Vivant” në Prishtinë është pjesëtar i FSK-së, është i pavërtetë.

Por, sipas informacioneve zyrtare të tyre, në këtë ngjarje është i përfshirë një pjesëtar i FSK-së.

FSK-ja ka thënë se pas verifikimit të të gjitha informatave nga autoritetet kompetente të sigurisë, do të veprojë bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi të FSK-së.

“Informacionet që janë duke qarkulluar në media për rastin e mbrëmbshëm, se i vrari është pjesëtar i FSK-së, nuk janë të vërteta. Sipas informacioneve zyrtare, në këtë ngjarje ishte i përfshirë edhe një pjesëtar i FSK-së. Forca e Sigurisë së Kosovës pas verifikimit të të gjitha informatave nga autoritetet kompetente të sigurisë, do të veproj bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi të FSK-së”, njofton FSK-ja.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika