Personi që shqeu Kuranin në Prizren ndalohet për 48 orë

Foto ilustrim

Është ndaluar për 48 orë një person me inicialet I.P., i cili dyshohet se ka grisur librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale e Kosovës, Liridona Kozmaqi, ka konfirmuar ndalimin dhe ka bërë të ditur se personi në fjalë dyshohet për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur konfirmoj se me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar një person me inicialet  I.P. I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale – Nxitja e përçarjes dhe mos durimit, e sanksionuar me nenin 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë fazë ky është i gjithë informacioni që mund të bëhet publik”, ka thënë Kozmaqi për Telegrafin.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika