Peruja shpall gjendje të jashtëzakonshme në kufi me Ekuadorin

Trazirat në Ekuador ka bërë që qeveria e Perusë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme përgjatë kufirit me atë vend, ndërsa Brazili, Kolumbia dhe Kili shprehën mbështetje për qeverinë e Ekuadorit

Trazirat në Ekuador ka bërë që qeveria e Perusë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme përgjatë kufirit me atë vend, ndërsa Brazili, Kolumbia dhe Kili shprehën mbështetje për qeverinë e Ekuadorit.

Ekuadori u përball me një seri incidentesh të dhunshme të martën, duke përfshirë njerëz të armatosur që sulmuan një studio televizive, pasi presidenti Daniel Noboa caktoi 22 banda si organizata terroriste dhe objektiva ushtarake, raporton Reuters të mërkurën.

Policia arrestoi 13 persona të armatosur që “pushtuan” studion televizive “TC” gjatë transmetimi të drejtpërdrejtë, ndërsa gjetkë të paktën shtatë policë u rrëmbyen dhe pati disa shpërthime në të gjithë vendin.

Noboa, i cili mori detyrën në nëntor duke premtuar t’i jepte fund dhunës së trafikut të drogës, shpalli gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore të hënën në përgjigje të dhunës në burg.

Fito, drejtuesi i bandës kryesore ekuadoriane Los Choneros, u arratis nga burgu të dielën. Kjo besohet të ketë nxitur trazirat.

Autoritetet të martën thanë se një bos tjetër i trafikut të drogës, Fabricio Colon Pico i grupit Los Lobos, ishte arratisur nga paraburgimi i policisë nga qyteti i Riobamba.

Colon Pico është akuzuar se është përfshirë në një komplot për të vrarë prokurorin e përgjithshëm të vendit.

Presidenti Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të hënën në përgjigje të dhunës.

Përveç deklarimit të së martës se vendi është nën “konflikt të armatosur të brendshëm”, Noboa emëroi më shumë se 20 banda të trafikut të drogës si organizata terroriste dhe i shpalli ato objektiva ushtarake.

Ekuador është rrënuar nga dhuna për vite me rradhë pasi kombi dikur paqësor është bërë një rrugë kryesore tranziti për kontrabandën e kokainës midis Amerikës së Jugut dhe Veriut.

Peruja ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme përgjatë kufirit të saj të përbashkët me Ekuadorin, ndërsa Brazili, Kili dhe Kolumbia kanë shprehur mbështetje për liderin e Ekuadorit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika