Fëmijet ishin në fillim, e të vjetrit në fund të rreshtit.
Të gjithë ketu në fshatin Roganë të Kamenicës ishin bërë gati ta presin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
E ky i fundit kur arriti secilit, një nga një i foli dorë për dore, ani pse rreshti ishte goxha i gjate.
Qëllimi i kësaj vizite ishte përurimi i investimeve në shkollën e fshatit “Metush Krasniqi”.
E deri tek prerja e shiriti nuk e vërejti kryetarin e komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, që i kërkoj falje që kishte munguar në një ngjarje më heret tek parku i teknologjisë afër komunës.
Kurti: Më fal, disa takime nuk munda.
Kështu, radha i erdhi prerjes së shiritit.
E në koridorin e shkollës ishte bërë gati vendi, ku do të mbaheshin fjalimet.
Aty fjalën fillimisht nuk e mori as i pari i ekzekutivit, e as i komunës, por e para e shkollës që tregoi disa nga investimet që janë bërë.
Belkizare Kryeziu, Drejtoreshë e shkollës tha se janë kryer disa investime në dyer, dritare, kamera, klase..
“Është ndërruar e gjithë dyshemeja, sistemi i ndriqimit, ujësjellësit, sistemi elektrik, nyjet sanitare dhe është bërë lyerja e mureve, tavaneve dhe të gjitha. Është ndërruar edhe ngrohja qendrore”, tha drejtoresha e shkollës.
Pas saj, në foltore doli kryetari Rahimaj, që pati edhe një lajm tjetër të mirë për banorët e këtij fshati.
Kadri Rahimaj, Kryetar i Komunës së Kamenicës tha se së shpejti do të fillojnë punimet për ndërtimin e një çerdheje).
“E kemi edhe një lajm të dytë për fshatin e Rogonës dhe fshatrat përreth se me Ministrinë e Arsimit kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimi ttë Çerdhes së re”, tha Rahimaj
Ndërkaq, vetem pas tij fjala iu dha kryeministrit që uroj nxënësit dhe mësimdhënësit për investimet.
Albin Kurti, Kryeminister i Kosovës deklaroi se “Ky projekt përfshin investime të thella në hapësirat e brendshme në vlerë prej 550 mijë euro, afro 165 mijë euro për pjesën e jashtme si dhe 36 mijë euro për inventarin e ri
Por, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk kishte harruar se këtë shkollë e kishte vizituar edhe para 6 viteve, dhe kujtonte gjendjen e rëndë infrastrukturore të saj.
Por, çka kishte harruar Nagavci ishte emrin e kryetarit të kësaj komune që menxi e tha.
Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit ka falënderuar kryetarin Kadri Rahimaj.
Këtu Kurti, si zakonisht nuk u ndal të jap përgjigjeje në pyetjet e gazetarëve.
Nga Shkolla “Metush Krasniqi” Kurti shkoi tek parku i Teknologjisë, ku ishte vonuar në mëngjes, për të qëndëruar më pak se 5 minuta dhe vazhduar agjendën e tij.