Përurohen renovimet në nënstacionin policor në Soçanicë të Leposaviqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën sot kanë vizituar komunën e Leposaviqit me rastin e përurimit të investimeve në nënstacionin policor në Soçanicë në vlerë prej mbi 46 mijë eurosh.

Kryeministri Kurti ka theksuar se përurimi i këtij nënstacioni policor është kontribut i shtetit për qytetarin siç thotë ai nëpërmjet sundimit të ligjit dhe paqes e sigurisë për të gjithë.

“Një renovim aq thelbësor për qytetarët i cili përbën një investim me vlerë prej 46 mijë e 400 euro, nga një dhomë në kushte të mjerueshme, tashmë është shndërruar në një godinë me tri dhoma, dhe dy banjo në 75 metra katrorë, e cila i ka kushtet e mira e të dinjitetshme për punën e Policisë tonë”, ka deklaruar Kurti.

ZKP-ZKM-2-8-2024-3

Kurti ka falënderuar ministrin Sveçla, Kryetarin e Komunës, Hetemi dhe Drejtorin e Policisë, Hoxha për punën dhe kontributin e tyre, po ashtu shprehu mirënjohjet dhe falënderimet e tij edhe për punëkryesin i cili ka arritur të “finalizojë punimet para afatit kohor të paraparë”.

Ai e ka quajtur ditën e sotme si ditë të mirë për mirë për qytetarët dhe Policinë e Kosovës, për sigurinë dhe paqen, meqë paradite diplomuan 448 kadetë të Policisë, ndërkaq në mesditë u bë ky përurim i investimeve.

ZKP-ZKM-2-8-2024-5

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika