Përurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, teksa ka njoftuar hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, gjatë ceremonisë së përurimit të saj ka deklaruar se është një pikë strategjike për Aleancën dhe rajonin

Pamje nga ceremonia e hapjes së Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Më 4 mars u hap zyrtarisht baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, një “investim i madh që do të shërbejë për përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës ajrore”.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bazën ajrore e ka vlerësuar si një nga investimet më të mëdha të NATO-s në Shqipëri.

Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes, ministri Peleshi ka shprehur falënderim për të gjithë ata që kanë punuar në rikthimin e bazës ajrore të NATO-s.

Ai ka theksuar se hapja zyrtare ka ndodhur në një moment shumë të rëndësishëm, duke theksuar fluturimin e pilotëve amerikanë dhe italianë mbi qiellin e Kuçovës këtë të hënë.

Baza Ajrore Taktike e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë.

“Më lejoni të shpreh falënderim për këdo që punoi për rikthimin në shkëlqim të plotë të bazës ajrore të NATO-s. Mirënjohje të gjithëve për prezencën dhe ndihmën tuaj. 4 marsi do të skalitet si dita kur pilotët amerikanë dhe italianë fluturuan mbi qiellin e Kuçovës”, ka thënë ai.

Ministri ka pohuar se baza ajrore në Kuçovë është një aset që ka rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë rajonin.

Ai ka potencuar shpresën për mbështetjen e aleatëve dhe miqve në këtë projekt madhor, duke theksuar rolin e saj gjeostrategjik në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Përfaqësuesi i NATO-s, gjenerali Juan Pablo Sanchez De Lara, gjatë ceremonisë ka thënë se Shqipëria është më e gatshme se kurrë që të marrë përgjegjësi për të mbrojtur sigurinë dhe paqen.

Ndërkaq, i dërguari i Shteteve të Bashkuara, David Wisner, e ka konsideruar bazën në Kuçovë “arritje të madhe për sigurinë e rajonit”.

Përurimin e kësaj baze e ka mirëpritur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka theksuar se kjo bazë e NATO-s do të kontribuojë në rritjen e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në fund të ceremonisë, dy helikopterët Black Hawk, dronët Bayraktar dhe gjashtë avionët Eurofighter F-2000 fluturuan mbi qiellin e Kuçovës.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika