Përurohet Murali i Energjisë së Mirë – Szunyog: Kosova dhe gjithë rajoni e kanë vendin në BE

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori, Tomas Szunyog, në shënim të Ditës së Evropës së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e kanë përuruar Muralin e Energjisë së Mirë, pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, ai tha se Kosova dhe gjithë rajoni e kanë vendin në BE. Madje shtoi se po e mbështesin Kosovën që t’i përmbushë standardet e BE-së sa i përket energjisë së gjelbër.

“Jemi shumë të lumtur që së bashku me Qeverinë kemi finalizuar pakon e mbështetjes për energjinë. Por, jemi duke punuar edhe në projekte të tjera që ta ndihmojmë Kosovën në tranzicionin e gjelbër, që t’i arrijë qëllimet e ‘Green Deal’, por edhe që t’i përmbushë standardet e BE-së”, tha ai.

Kosova dhe gjithë rajoni, sipas tij, e kanë vendin në BE, derisa shtoi se Kosova, si dhe gjithë rajoni, shihen si shtete të ardhshme të BE-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika