Përurohet parku i lodrave në lagjen e komuniteteve në Gjyrkoc të Shtimes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu dhe Ministrin e Administrimit Elbert Krasniqi, kanë përuruar të enjten parkun dhe këndin e lodrave në lagjen e komuniteteve në fshatin Gjyrkoc të Shtimes

Ilustrim

Në lagjen e komuniteteve në fshatin Gjyrkoc të Shtimes, mëngjesin e ditës së parë të dimrit kalendarik, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë përuruar parkun dhe këndin e lodrave.

Ilustrim

Parku dhe këndi i lodrave u përurua në prani të fëmijëve, mësuesve, qytetarëve e banorëve të Gjyrkocit.

“Në prani të fëmijëve, mësuesve e qytetarëve shqiptarë dhe ashkalinjë, banorë të Gjyrkocit, u përurua parku me sipërfaqe 2.200 metra katrorë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë së Kosovës.

Ilustrim

Tutje, në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është treguar se ky projekt është realizuar pas dy muaj e gjysmë punë.

“Për vetëm dy muaj e gjysmë, në bashkëfinancim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Shtimes, është realizuar ky park me mbi 70% hapësira gjelbëruese, me 570 pemë të mbjella, 9 lloje të ndryshme të lodrave, 52 shtylla ndriçimi, parking për vetura dhe 330 metra katrorë shtigje për ecje”, përfundohet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika