Përurohet QMF në Gllamnik, Bulliqi: Do t’i plotësojë nevojat e qytetarëve

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë përuruar së bashku Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Gllamnik

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, gjatë ditës së enjte kanë përuruar Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Gllamnik.

Kryetari, Shpejtim Bulliqi, gjatë një konference të mbajtur për media tha se bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia u dakorduan që të fillojnë shërbimet specialistike në spitalin e Podujevës.

Ai ka shtuar se pak a shumë kushtet teknike dhe infrastrukturore janë kryer, por që i mbetet ministrisë dhe SHSKUK-së të sigurojnë stafin e nevojshëm mjekësor që të funksionalizohen shërbimet.

Qendra e Mjekësisë Familjare në Gllamnik të Podujevës është ndërtuar falë bashkëpunimit të mirë me Katarin dhe komunën e Podujevës ka thënë ai.

Ai u shpreh se komuna ka ndarë 55 mijë euro, ndërsa rreth 220 mijë të tjera janë nga Katari.

“Ne si komunë kemi participuar një shumë prej 55 mijë eurosh, ndërsa pjesa tjetër prej 220 mijë euro në total sa është vlera e ndërtimit të këtij objekti është nga Katari.”

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se problemet infrastrukturore në Podujevë, Bulliqi i ka çuar në një stad që mund t’ia kenë lakmi jo vetëm komunat por edhe regjioni, duke i parë dy objektet që i ka vizituar gjatë qëndrimit të tij në Podujevë.

“E njoftova kryetarin që si Ministri e Shëndetësisë jemi shumë të përkushtuar që shërbimet sekondare fillimisht në nivelin specialistik dhe të vizitave specialistike sa më shpejt me disa grupe pune, bashkë me komunën e Podujevës të fillojmë për qytetarët e Podujevës, sepse natyrisht sa më afër i kanë këto shërbime, aq më mirë dhe më lehtë i marrin këto shërbime e sidomos në kushtet në të cilat kryetari, komuna dhe miqtë tanë si Katari në këtë drejtim, në këtë objekt kanë investuar për ta bërë shëndetësinë primare në Podujevë”.

Ai tha se do të punojnë çdo ditë që qytetarët e Podujevës të kenë shumë shpejt edhe shërbimet sekondare, që të mos kenë nevojë që për intervenime të vogla të shkojnë në Prishtinë.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika