Përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Portugali

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlos Moedas, përuruan shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Portugali, ku bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlos Moedas, përuruan shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza.

Kështu bëri të ditur vetë presidentja përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se kjo shtatore është një urë lidhëse me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe të dashurisë për të tjerët.

May be an image of 2 people, monument and text that says 'Madre Teresa'

Ajo kërkon që kjo statujë të shërbejë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi.

“Tashmë edhe në qendër të qytetit të Lisbonës, Portugali!  Bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlos Moedas, përuruam shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza. Kjo shtatore nuk është thjesht një vepër arti, por mbi të gjitha, një urë që na lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët. Le të shërbejë kjo statujë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi”, shkroi presidentja.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika