Përveç Klan Kosovës, ARBK-ja ua pezullon certifikatat edhe pesë bizneseve të tjera

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë u ka pezulluar certifikatat edhe pesë bizneseve të tjera, pasi ka konkluduar se përmbajnë emërtime kundërkushtetuese

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ua ka pezulluar certifikatat edhe pesë bizneseve të tjera.

Për këtë ka njoftuar ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari, përmes një postimi në rrjetin e saj social, Facebook.

“Mes 660 dosjeve të rishqyrtuara, 48 sosh kanë rezultuar me emërtime kundërkushtetuese, duke e paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë. Menjëherë pas pranimit të raportit të Komisionit, ARBK ka filluar sot hapat administrativ të parashikuar me ligj, duke nxjerrë vendime për shfuqizimin e certifikatave të 5 bizneseve, në mes të 48 prej tyre me emërtime antikushtetuese”, ka shkruar Hajdari.

Hajdari ka shkruar se ditët në vijim ARBK-ja do të vazhdojë në marrjen e vendimeve ndaj bizneseve të tjera, të cilat kanë bërë shkeljen e Kushtetutës së Kosovës.

“Ditëve në vijim, pritet që ARBK të vazhdoj me nxjerrjen e vendimeve edhe ndaj bizneseve të tjera të cilat e kanë kryer shkeljen e njëjtë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë Hajdari.

Vendimi për pezullimin e certifikatave të këtyre pesë bizneseve vijnë pas vendimit që MINT ka marrë për pezullimin e certifikatës së Klan Kosovës. MINT shprehet se do të mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit dhe respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.

Përfundon protesta e gazetarëve kundër mbylljes së Klan Kosovës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika