Përvjetori i aksidentit tragjik në Kroaci, ambasadori Berishaj vendos kurorë lulesh në vendin e ngjarjes

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, e ka vizituar vendin ku para një viti humbën jetën 10 persona si pasojë e një aksidenti tragjik në Slavonski Brod

Kurora në vendin kur para një viti ndodhi tragjedia në Slavonski Brod të Kroacisë

Në njëvjetorin e aksidentit me autobus në Slavonski Brod të Kroacisë, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i ka përkujtuar viktimat të cilët e kishin humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Berishaj bashkë me delegacionin nga Ambasada e Kosovës në Zagreb, Sefadin Kuçin – atashe i migrimit dhe Shpend Zogajn – atashe ushtarak, kanë vendosur kurorë me lule në vendin kur para një viti ndodhi tragjedia, ku humbën jetën 10 persona, 15 persona u lënduan rëndë, ndërsa 30 persona kishin lëndime më të lehta.

“Ambasadori Berishaj, në fjalën e vet, posaçërisht u ndal në përkushtimin e pashoq të Kryeministrit të Qeverisë së Kroacisë Andreja Plenkoviq dhe ministrave, institucioneve shtetërore, policisë, mjekëve në spitalin “Dr. Josip Bançeviq”, zjarrfikësve si dhe të gjithë qytetarëve të Prefekturës së Sllavonski Brodit të cilët treguan solidaritet ndaj familjeve që pësuan këtë tragjedi”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Me këtë rast Ambasadori Berishaj me bashkëpunëtorë u ndau mirënjohje Kryeshefit te Administratës policore Brodsko- Posavska, Antun Valiq, si dhe Perfektit të Perfekturës Brodsko Posavska Danijel Marushiq.

Me rastin e njëvjetorit të fatkeqësisë, viktimat i ka përkujtuar edhe ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla.

“Në njëvjetorin e humbjes së tyre shpresoj që familjarët të jenë të fortë ndonëse dhimbja është e madhe. Po ashtu, gjej rastin të falënderoj nga zemra autoritetet kroate për reagimin e shpejtë, kujdesin por edhe për bashkëndjenjën që kanë pasur me ne”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ministri Sveçla ka thënë se mërgata e “ka mbajtur vendin gjallë në kohë lufte e paqe. Andaj, humbja e mërgimtarëve tanë që po vinin në vendlindje është plagë e madhe jo vetëm e familjeve por e të gjithë neve”.

Foto nga vendi i ngjarjes

Ndryshe, 25 korriku i vitit të kaluar ishte shpallur ditë zie nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ky ishte aksidenti më i madh tragjik në rrugët e Kroacisë në 15 vjetët e fundit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika