Pesë arsye, Pse duhet të hani bukë të thekur

Buka paraqet një produkt ushqimor me të cilin njerëzit mund të ngopen. Ndërsa ajo e thekur mund të jetë pjesë e një mëngjesi të shëndetshëm, që ndihmon në përballimin e të gjitha aktiviteteve të ditës. Buka e thekrës ka nivele të ulëta të yndyrës, proteinave dhe vlerave tjera ushqimore, prandaj rekomandohen pesë arsye se përse kjo bukë është e dobishme për tu ngrënë

Buka e thekur është pjesë e pandashme e një mëngjesi të shijshëm dhe të shëndetshëm.

Ajo shijon shumë nëse lyhet me pak gjalpë të shkrirë apo akoma më mirë me vaj ulliri.

Por vlerat e bukës së thekur janë të shumta dhe ekspertët kanë vënë në dukje pesë arsye se Përse duhet ngrënë buka e thekur;

Buka e thekur për diabetikët- vlerësohet të jetë shumë e mirë pasi që ul nivelin e indeksit të glicemisë dhe sasinë e yndyrnave. Njëashtu buka e thekur nuk përmban sheqer apo vlera tjera të sheqerit prandaj supozohet të përdoret nga personat që vuajnë nga diabeti.

Yndyrna- kjo bukë supozohet të përdoret nga personat të cilët vuajnë nga yndyrna. Kjo për shkak se thekra ul përmbajtjen e yndyrnave të buka dhe e bën atë më të lehtë për organizmin e njeriut.

Tretja- buka e thekur u ndihmon njerëzve të cilët vuajnë nga problemet e tretjes. Madje buka e thekur bashkë me bananen, orizin dhe salcën e mollës janë produktet më të rekomanduara kundër diarresë.

Energjia- buka e thekur është e pasur me niseshte, që ofron pra më shumë energji te njerëzit. Madje niseshteja ndihmon edhe në përpunim të ushqimit, dhe kësisoj rritet edhe energjia e njeriut.

Të përzierat- kombinimi i një gote me qumësht dhe një pjesë bukë të thekur me pak gjalpë ose vaj krijon një trajtim efikas kundër të përzierave.

Megjithatë, buka më e shëndetshme që rekomandohet është ajo me drithëra.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika