Pesë pasagjerët e nëndetëses Titan besohet të kenë vdekur

Pesë persona të përfshirë në nëndetësen e humbur parashikohet të jenë të vdekur, duke sjellë një fund të mbyllur dhe trishtues për kërkimin masiv të anijes Titan, sipas kompanisë pronare

Nëndetësja Titan e zhdukur në Atlantik.

Pesë persona që udhëtonin në nëndetësen Titan, e cila humbi gjatë një udhëtimi drejt rrënojave të Titanikut, parashikohet të jenë të vdekur, duke sjellë një fund të zymtë për përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

Kompania OceanGate Expeditions, e cila zotëron anijen e humbur, në një konferencë për media ka shprehur ngushëllimet dhe dhembshurinë për këtë humbje tragjike.

“Këta njerëz ishin eksplorues të vërtetë me një pasion të thellë për të eksploruar dhe mbrojtur oqeanet e botës Zemrat tona janë me këta pesë shpirtra dhe çdo anëtar të familjeve të tyre gjatë kësaj kohe tragjike”, ka thënë një zyrtar i lartë i kompanisë.

Një ekip shumëkombësh për kërkim-shpëtim ishte në vazhdim të kërkimeve në det për të gjetur nëndetësen e zhdukur Titan, e cila transportonte pesë turistë.

Kërkimi për të zbuluar dhe shpëtuar pasagjerët e mbyllur brenda nëndetëses Titan përfundoi pa arritur suksesin e dëshiruar, duke shkaktuar trishtim të thellë për të gjithë ata që ishin përfshirë në këtë operacion të ndërlikuar dhe për familjet e të zhdukurve.

Gjithçka që u bë e ditur për nëndetësen Titan

Nëndetësja ishte nisur të dielën drejt rrënojave të Titankut, por më pas humbi kontaktin me anijen mbështetëse vetëm një orë e 45 minuta pas nisjes.

Situata gjatë ditës së enjte ishte shumë kritike, pasi  nëndetësja kishte mbetur pa furnizime me oksigjen.

Nëndetësja Titan nisi udhëtimin drejt anijes së fundosur Titanik në oqeanin Atlantik në orën 08:00 sipas kohës lokale të dielës.

Megjithatë, ajo humbi kontaktin me anijen mbështetëse vetëm dy orë pas nisjes drejt Titanikut.

Oceangate ka lëshuar një deklaratë duke thënë se ata besojnë se pasagjerët e zhytësit Titan janë “fatkeqësisht të humbur”, raportojnë CNN dhe BBC.

Në deklaratë thuhet: “Tani besojmë se CEO ynë Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman Dawood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, fatkeqësisht kanë humbur”.

Ndërsa, eksperti i zhytjeve, David Mearns, ka konfirmuar se gjatë kërkimeve në afërsi të anijes legjendare Titanik janë zbuluar mbetje që lidhen me nëndetësën Titan.

Sipas tij, mes mbetjeve të gjetura janë pjesë të mbulesës së pasme dhe këmbët e uljes të nëndetëses Titan.

Ekipet e shpëtimit janë akoma në garë me kohën për të gjetur dhe shpëtuar pasagjerët e mbyllur brenda nëndetëses së zhdukur.

Në vazhdim të kërkimeve për nëndetësen e zhdukur Titan, kompania OceanGate ka konfirmuar se nëndetësja kishte 96 orë furnizime me oksigjen në momentin e nisjes. Sipas kësaj, furnizimet kanë përfunduar mëngjesin e së enjtes.

Megjithatë, ekspertët kanë theksuar se zgjatja e furnizimeve me oksigjen varet nga disa faktorë, përfshirë nivelin e energjisë elektrike të disponueshme në nëndetëse dhe qetësinë e pasagjerëve në bord.

Në një njoftim të publikuar të mërkurën, Rojet Bregdetare amerikane kanë raportuar se avionët kanadezë kanë dëgjuar zhurma nën ujë në zonën e kërkimeve. Si përgjigje, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë lëshuar disa pajisje kërkuese në zonën ku u dëgjuan zhurmat.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se zhurmat e detektuara mund të mos jenë lidhur me nëndetësen Titan.

Kapiteni i Rojeve Bregdetare, Jamie Frederick, në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën, ka deklaruar: “Kur jeni në mes të ekipeve të kërkim-shpëtimit, ju gjithmonë keni shpresë. Sa i përket zhurmave, ne nuk e dimë se çfarë saktësisht janë ato”.

Frederick ka shtuar se analizat e të dhënave të marra nga bovat sonare “janë të paqarta”.

Pjesët e anijes së fundosur të Titanikut gjenden 3 mijë e 810 metra në thellësi të detit, mbi 640 kilometra në jug të Njufondland të Kanadasë. Ndërsa, pasagjerët në Titan kishin paguar nga 250 mijë dollarë secili për këtë ekspeditë.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika