Pesë persona dyshohet se e kanë dhunuar një grua në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 27 gusht pesë persona të gjinisë mashkullore e kanë dhunuar një grua në Prishtinë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën e 27 gushtit, është raportuar se pesë persona e kanë dhunuar një grua në Prishtinë.

Në raportin e policisë thuhet se pas intervistimit, viktima është dërguar në një strehimore.

Ndërkaq, pesë të dyshuarit, pasi janë intervistuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën  e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, duke mos dhënë më shumë detaje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika