Pesë persona të arrestuar për vepra të ndryshme penale në Mitrovicë

Tre nga të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa dy të tjerë, pasi dënimi ka qenë i zëvendësuar, kanë paguar gjobën dhe janë liruar

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave për vepra të ndryshme penale.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media nga policia, ku theksohet se tre nga të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa dy të tjerë, pasi dënimi ka qenë i zëvendësuar, kanë paguar gjobën dhe janë liruar.

“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar pesë persona të cilët ishin të kërkuar nga gjykatat për vepra të ndryshme penale. Si rezultat i veprimeve operacionale në realizimin e urdhëresave të gjykatave njësitet policore në lokacione të ndryshme në Mitrovicë, kanë realizuar 18 urdhëresa”.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, tre nga të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa dy të tjerë pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar kanë paguar gjobën dhe të njëjtit janë liruar”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika