Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dubravë të Suharekës, ku dy automjete janë përplasur, duke lënë pas dëme materiale dhe pesë persona të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe ka përfshirë dy automjete.
“Me datë 02.01.2025 rreth orës 16:00 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Dubravë të Suharekës. Në aksident janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë shkatuar dëme materiale dhe 5 persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Bytyqi.
Policia e trafikut ka dalë menjëherë në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor.