Pesë pikat e Kurtit të propozuara për uljen e tensioneve në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se emisarëve evropianë për dialogun Kosovë – Serbi, dhe shteteve të QUINT-it, ua ka propozuar pesë pika me anë të të cilave sipas tij do të ndodhë shtensionimi në veri të vendit

Kryeministri i Kosovës, sot gjatë një konference për media dha detaje për propozimin e tij pesëpikësh për daljen nga situata e tensionuar në veri.

Këto pesë pika, ai tha se ua ka propozuar ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, ambasadorit të ShBA-së, në Kosovë, Jeff Hovenier dhe emisarëve Mirosllav Lajçak dhe Josep Borrell:

Lexo edhe: Kurti jep detaje për 5 pikat të cilat ua propozoi ndërkombëtarëve për situatën në veri

Pesë pikat e propozuara nga Kurti janë:

  1. Sundimi i ligjit në 4 komuna në veri të Republikës së Kosovës të sigurohet /vendoset menjëherë duke përfshirë, ndër të tjera, identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të të gjithë anëtarëve të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë e Kosovës, anëtarët e NATO-s dhe gazetarët. EULEX-i është i ftuar të monitorojë drejtpërdrejt thelbin e proceseve gjyqësore/të lidhura me gjykimin.
  2. Grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës. Në bazë të parimit të proporcionalitetit, prania e forcave të Policisë së Kosovës në tri objekte komunale në veri të Kosovës do të zvogëlohet përkatësisht.
  3. Policia e Kosovës dhe KFOR/EULEX do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë në mënyrë që të garantojnë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë dhe të mbështesin masat e RoL.
  4. Qeveria e Republikës së Kosovës do të koordinojë të gjithë aktorët dhe do të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat e veriut. Zgjedhjet e reja duhet të organizohen në një atmosferë zgjedhore të lira, demokratike dhe të papenguar/liberale.
  5. Kosova dhe Serbia kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar të Brukselit. BE-ja siguron një plan të balancuar të renditjes për zbatimin e Marrëveshjes Themelore (27 shkurt) dhe Aneksit të Zbatimit të saj (18 Mars). Udhëheqësit e të dy shteteve takohen në një dialog të nivelit të lartë në Bruksel gjatë kësaj jave.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika