Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Në Policinë e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 5 raste të dhunës në familje

Katër raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, teksa njoftohet se rastet kanë ndodhur në Podujevë, Fushë-Kosovë, Klinë, Suharekë dhe Gjakovë.

Në pesë rastet, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje kurse i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Në Podujevë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar nga një burrë, teksa e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Podujevë / 10.04.2024 – 02:00. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në Fushë-Kosovë, teksa rastet raportohet të kenë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së martës.

“Fushë Kosovë / 10.04.2024 – 04:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Ngjashëm “Dhunë në familje” raportohet edhe në Klinë, teksa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Klinë / 10.04.2024 – 20:30. Viktima femer kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

Në Suharekë është arrestuar i dyshuari pasi sulmoi familjarët. Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”.

“Suharekë / 10.04.2024 – 23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se ka sulmuar viktimat kosovare. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”.

Ndërkaq në Gjakovë, një burrë ka fyer verbalisht një grua dhe të njëjtën ka tentuar ta sulmojë fizikisht.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë / 10.04.2024 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se e kishte fyer verbalisht, si dhe kishte tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika