Pesë raste të dhunës në familje në Kosovë, tre të arrestuar

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës thuhet se janë raportuar gjithsej pesë raste të dhunës në familje në tërë territorin e vendit.

Në rajonin e Prishtinës janë regjistruar tre raste, në atë të Gjakovës një dhe në rajonin e Mitrovicës një rast.

Në Prishtinë është arrestuar një persona dhe një tjetër në Podujevë.

Fushë Kosovë 18.02.2025 – 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare nga bashkëshorti saj, i dyshuari mashkull kosovar nga data 06.01.2025 në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë  psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurori janë liruar në procedurë të rregullt”.

Prishtinë 18.02.2025 – 13:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Me vendim të prokurorit,  i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.

Podujevë 17.02.2025 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

Në Gjakovë më 18.02.2025 rreth orës 16:30 është raportuar një rast ku të përfshirë ka qenë  ankuesja femër kosovar dhe burri i saj.

“Sipas ankuese, ajo është në procese të ndarjes me burrin e saj të dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar”.

Kurse në rajonin e Mitrovicës së jugut përkatësisht në Vushtrri është arrestuar një mashkull i cili dyshohet për dhunë në familje.

“Vushtrri 17.02.2025 – 19:00. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika