Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur të dielën e tetë janarit mes dy furgonëve në rrugën Ferizaj – Shtime.
Kështu ka thënë për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka theksuar se njëri nga furgonët është kapluar nga flakët.
Sipas tij, të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në QKMF në Shtime.
“Sot , rreth orës 14:50 në hyrje të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete furgonë. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, (njërin automjet e ka kapluar flaka) pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët, pasi kanë marrë ndihmën e parë në QKMF-Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.
Po ashtu, Veseli shtoi se njësia e Hetimeve e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj po e heton rastin.