Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë, pesë persona kanë pësyar lëndime

Foto nga arkivi

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të mërkurën, në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka treguar se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për n3ë aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar ajo.

Tutje, Ahmeti ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika