Pesë të lënduar nga një aksident trafiku në Drenoc të Klinës

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mesditën e së mërkurës në fshatin Drenoc të Komunës së Klinës

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Drenoc të Klinës.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Gjithashtu ka theksuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit të Pejës.

“Rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Drenoc në komunën e Klinës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa pesë persona janë dërguar në Emergjencën e Pejës për trajtim mjekësor”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, ende nuk dihet gjendja e të lënduarve dhe se Policia është në vendngjarje.

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika