Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy vetura në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti shtoi se me rastin po merret hetuesia i njësitit të trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë -Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, theksoi Ahmeti.