Pesë të vdekur e disa të lënduar në një aksident të rëndë në Gjermani

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur të mërkurën në një aksident që përfshiu një autobus në një autostradë në Gjermaninë lindore, sipas zyrtarëve policorë të vendit

Fotografi nga AP

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur të mërkurën në një aksident që përfshiu një autobus në një autostradë në Gjermaninë lindore, sipas zyrtarëve policorë të vendit.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se në autobus ndodheshin 53 pasagjerë e dy shoferë, ndërsa disa persona janë lënduar seriozisht.

Autobusi ishte nisur në orën 8 të mëngjesit nga Berlini dhe ishte nisur për në Cyrih të Zvicrës. Vendi i ardhshëm i ndaljes shte qyteti Nuremberg, por udhëtimi u ndërpre afër Leipzigut rreth orës 9 e 45 minuta paradite.

Sipas punëtorëve të shpëtimit në vend të ngjarjes, pesë helikopterë janë duke u përdorur. Të dhënat për identitetin e viktimave nuk qenë ende të qasshme.

Zëdhënësi i policisë Olaf Hoppe ka thënë se ka të lënduar të shumtë dhe të paktën pesë të vdekur.

Autobusi ishte nisur nga Berlini dhe destinacionin final e kishte Cyrihin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika