Pesë të vdekur e gjashtë të tjerë të lënduar nga sulmi në një bankë në SHBA

Pesë persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në një bankë në qendër të Louisville-it

Policia në Louisville të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka konfirmuar se së paku pesë persona janë vrarë nga të shtëna me armë zjarri në një bankë.

Një person i armatosur ka hapur zjarr të hënën në një bankë në qendër të Louisville-it, duke shkaktuar vdekjen e 5 personave, ndërsa ai plagosi edhe një polic.

Sulmuesi është vrarë më pas.

Ndërsa gjashtë persona të tjerë janë dërguar me urgjencë në Spitalin Universitar të Louisville-it, përfshirë edhe policin, ka thënë zëvendësshefi i Policisë së Louisville-it, Paul Humphrey.

Për detaje se nëse sulmuesi ka vdekur nga plagët që ka marrë nga të shtënat me policinë, apo ka kryer vetëvrasje nuk dihet akoma.

Me këtë rast, Policia e Louisville-it u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika