Pesë vite SPAK/ Dumani: Kemi hetuar zyrtarë të çdo niveli, për të treguar që drejtësia nuk njeh anë dhe kah

Në 5-vjetorin e SPAK, kreu Altin Dumani ka deklaruar se kanë bërë një punë plot sfida, duke sfiduar çdo vështirësi. Ai ka thënë se kanë hetuar dosje të shumta, mes të cilave bënin pjesë zyrtarë të lartë të çdo niveli, duke dhënë kështu mesazhin se drejtësia nuk njeh anë dhe kah.

Dumani ka falënderuar dhe partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin, si SHBA, BE dhe EUROPOL.

“E nisëm me një sërë dosjesh nga prokuroritë e rretheve dhe me mungesë të stafit ekzekutiv. U hasëm me shumë vështirësi si dhe me terrene sfiduese. U desh të kalonim dhe vështirësitë gjatë periudhës së Covid. Na u desh të kalonin shumë sfida por që ne si staf zgjodhëm ti shkonim deri në fund. Dëshiroj të shpreh mirënjohje për Arben Krajën dhe për të gjithë stafin. Në pesë vite, SPAK ka 1097 procedime penale dhe nga këta 61 janë zyrtarë që kanë shkuar në hetim. Kemi 28.4 përqind të totalit numri i personave të arrestuar”.

Ai tutje ka thënë se “Sa i takon bashkëpunimit ndërkombëtar, kemi kryer operacione me zyrat e Spanjës, Kosovës, Maqedonisë. Kemi arritur të hetojmë zyrtarë të të gjitha niveleve për të dhënë një mesazh që drejtësia nuk njeh anë dhe kah. Gjithashtu më lini të falenderoj partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA, BE, Europol, që të gjithë na kanë qendruar pranë me bashkëpunimin e tyre. ajo që ne shohim tani është se sa afër jemi tani me publikun, ku korrupsioni dhe krimi bën plane në hallkat e jetës. Sot ne kemi treguar se ligji funksionon, korrupsioni dhe krimi nuk mund të zhduken brenda ditës, prandaj ne jemi përballur me fyerje shpifje dhe kërcënime ndaj familjarëve tanë, por ne kemi vazhduar”, tha Dumani.

“SPAK sinonimi i suksesit në Shqipëri”, Ambasadori i BE: Urgjente krijimi i zyrës së aseteve, element i rëndësishëm për në BE

Ambasadori i BE -së në Tiranë, Silvio Gonzato, e ka konsideruar SPAK si sinonimin e suksesit në Shqipëri, në konferencën për 5 vjetorin e krijimit të tij.

Ai ka thënë se urgjentisht duhet krijimi i zyrës së aseteve dhe për këtë ka biseduar dhe me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhën.

Sipas ambasadorit, puna e SPAK është shumë e rëndësishme për negociatat për në BE.

“Është vërtetë kënaqësi e madhe që bëhem pjesë e këtij festimi, një elementi kaq të rëndësishëm që bëri të mundur dhe fillimin e krijimit të negociatave për në BE. Shumë prej jush janë përballur me burime njerëzore të pakushtueshme. Ne ju kemi mbështetur që prej ditës së parë dhe do vijojmë ta bëjmë këtë. Nga aspekti organizativ, SPAK ka krijuar një hetim për të gjitha çështjet, nga aspekti operacional ka rezultate të mira, duke ofruar mijëra euro dhe bashkëpunimi me shumë institucione si EUROPOL.

Vetëm për pak vite, SPAK është sinonimi i suksesit në Shqipëri. Ne duhet ti hedhim sytë në të ardhmen,  nuk duhet të flemë mbi dafina, sepse duhet të vazhdojmë të kontribuojmë për t’u bërë pjesë e BE.

Së dyti, rritja e efikasitetit nën hetimet financiare është një faktor shumë i rëndësishëm. Prandaj është një rol që duhet të luhet për kapjen e parave të dyshimta dhe prandaj duhet bërë krijimi i zyrës së aseteve. Për këtë kam biseduar dhe me ministrin e Brendshëm dhe po bëjnë punën e duhur”, tha ndër të tjera Gonzato, transmeton abcnews.

Kasanof: SHBA mbështet punën e SPAK

Zëvendës ndihmës sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof thotë se SHBA mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në luftën për goditjen e pandëshkueshmërisë në nivele të larta të politikës.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për 5-vjetorin e SPAK, Kasanof u shpreh se çmimi që sekretari amerikan Antony Blinken i dha kreut të SPAK, Altin Dumani, ishte edhe për Shqipërinë.

Kasanof shtoi se u desh guxim i madh për të nisur këtë rrugëtim dhe për të ndërtuar një institucion nga hiçi.

“Faleminderit për mundësinë që t’iu bashkohem. Është nder dhe privilegj. Së pari, urime kryeprokurorit Dumani për shpalljen kampion i antikorrpusionit nga sekretari Blinken. Ishte ditë e madhe për Shqipërinë. Ky çmim nuk është vetëm për Dumanin, por për SPAK dhe Shqipërinë. Blinken vlerësoi punën e SPAK. Është moment emocionues, ju përgëzojmë nga Uashingtoni. U desh guxim i jashtëzakonshëm për të nisur këtë rrugëtim. Guxim për të ndërtuar një institucion nga hiçi, për të luftuar shumë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, theksoi ai.

 

Shija e redaktorit

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

Të fundit nga rubrika