Pesë vrasje brenda 10 ditëve në Kosovë

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në katër raste të ndara brenda 10 ditët e fundit në Kosovë.

Fillimisht, në orët e vona të mbrëmjes me 1 prill, një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra para banesës së tij në Kaçanik. Ndërsa Policia ka njoftuar se rasti është në hetim dhe personi i cili e ka kryer këtë akt ndodhet në arrati.

E më 26 mars, një person rreth të 60-ave vdiq në Prishtinë pas plagëve të marra nga të shtënat që ndodhën në rrugën “Rrustem Hyseni”. I dyshuari është ende në arrati, sipas njoftimeve zyrtare të deritashme. Në këtë rast u plagos edhe një person tjetër, që sipas mjekëve, është në gjendje stabile. I plagosuri besohet të ketë qenë shënjestra e sulmit, ndërsa personi që vdiq dyshohet se nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Një ditë më pas, në Vushtrri ndodhi një vrasje e dyfishtë. Një burrë dyshohet se vrau një grua dhe më pas i dha fund jetës së vet. Ky rast ndodhi në fshatin Stanoc.

Më 23 mars, në Vushtrri vdiq një 19-vjeçar. Dorasi dyshohet të jetë një bashkëmoshatar i tij. Ai është në paraburgim dhe e ka pranuar fajësinë.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika