Kanë arritur në Qeverinë e Kosovës pesë emisarët perëndimorë.
Vizita e pesëshes diplomatike në Kosovë vjen gati një muaj pas agresionit të Serbisë në Kosovë.
Në fokus të takimeve do të jetë plani që palët t’i rikthehen procesit të dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Ekipi i RTV Dukagjini nga terreni raporton se të pranishëm ishin edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier e ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, por të njëjtit tashmë kanë dalë nga ndërtesa e Qeverisë.