“Pesëshja e Madhe” vizitojnë sot Kosovën dhe Serbinë, takohen me Kurtin dhe Vuçiqin

Pesëshja diplomatike do të vizitojnë sot Kosovën dhe Serbinë dhe në fokus të takimeve do të jetë rikthimi i procesit të dialogut në mes të dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të presë në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, zëvendësndihmëssekretarin e ShBA-së, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, takimi do të mbahet në orën 10:00.

Vizita e pesëshes diplomatike në Kosovë vjet gati një muaj pas agresionit të Serbisë në Kosovë.

Në fokus të takimeve do të jetë plani që palët t’i rikthehen procesit të dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Pas vizitës që pesë emisarët do ta kenë në Kosovë, ata pritet që menjëherë ta vizitojnë edhe shtetin e Serbisë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika