Pëson lëndime në vendin e punës, vdes në QKUK

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën e 16 prillit, një qytetar nga komuna e Obiliqit ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pasi që gjatë punës në një firm në Obiliq kishte pësuar lëndime trupore.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që në një firmë në Obiliq gjatë punës kishte pësuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve të rënda viktima më pas kishte ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Qendra Klinike Universitare të Kosovës

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore, inspektori i punës dhe është kontaktuar prokurori kujdestar.

Po ashtu, thuhet se “me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Rasti është duke u hetuar”, vijon njoftimi.

Në raportin e policisë po ashtu, është raportuar për një rrahje në një diskotekë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Lidhur me rastin, janë arrestuar katër persona të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ilustrim

“Ankuesi mashkull kosovar në një lokal  është kanosur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe është shoqëruar në stacion të policisë. Me rekomandim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, sipas statistikave të përgjithshme të policisë së Kosovës, brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 persona.

Ndonëse nuk është raportuar për ndodnjë aksident të ëprfunduar me fatalitet, në 24 orëshin e fundit policia ka raportuar gjithsej 28 aksidente trafiku me të lënduar.

Po ashtu, theksohet se një mijë e 678 tiketa trafiku janë shqiptuar gjatë të shtunës së 16 prillit.

Statistikat nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika