Peters: Një marrëdhënie e fortë ShBA-Kosovë, thelbësore për stabilitetin dhe paqen në rajon

Në takimin e tij me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, senatori amerikan nga Michigani, Gary Peters ka thënë se një marrëdhënie e fortë mes ShBA-së dhe Kosovës është thelbësore për stabilitetin dhe paqen në rajon

Pamje nga takimi

Senatori amerikan nga Michigani, Gary Peters është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Përmes një postimi në platformën “X”, Peters ka thënë se një marrëdhënie e fortë mes dy vendeve është thelbësore për stabilitetin.

“Më vjen mirë që u takova me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Një marrëdhënie e fortë midis dy kombeve tona është thelbësore për stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika