Peticioni për shkarkimin e kryetarëve, Osmani: Është e drejtë që u takon qytetarëve në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se peticioni i nisur nga serbët e Kosovës për shkarkimin e kryetarëve në veri të vendit duhet respektuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se peticioni i nisur nga serbët e Kosovës për shkarkimin e kryetarëve në veri të vendit është e drejtë që u takon qytetarëve në veri, dhe se ky fakt duhet respektuar.

Gjatë homazheve para bustit të Kadri Zekës në Prishtinë, e para e shtetit deklaroi se ky peticion është në përputhje me ligjet në fuqi.

“Sot ka nisë peticioni për shkarkimin e kryetarit në komunat veriore dhe siç e dini ligjet e Republikës së Kosovës lejojnë procedurë të tillë e cila është në Udhëzimin Administrativ, është e drejtë që u takon qytetarëve në komunat veriore. Si shtet që jemi pa dallueshmëri etnike ua lejojmë natyrisht edhe atyre”, u shpreh Osmani, raporton Ekonomia Online.

Osmani aty foli edhe për veturën e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Osmani ka kërkuar që vetura e tij, të ruhet për shkak të rëndësisë që ka.

“Presidentja s’merret me tenderë, ajo çka kam kërkuar është vetura e presidentit historik të ruhet dhe për procedura të orientoheni në zyrat tona, nuk ka asnjë arsye që mos t’u dërgohen, dua të ju siguroj që s’duam që ajo veturë të prishet, sepse ka rëndësi të veçantë për historinë e Kosovës”, u shpreh Osmani.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika