Peticioni për të larguar Haaland nga Premier League, “shumë i fortë për këtë ligë”

Një tifoz ka nisur një peticion për të përjashtuar Erling Haaland nga Federata e Futbollit të Anglisë sepse "thjesht nuk është e drejtë". Duke e cilësur si një "robot" i programuar për të shënaur gola

Erling Haaland

Sulmuesi 22-vjeçar, i cili iu bashkua kampionëve në fuqi të Premierligës , Manchester City nga Borussia Dortmund këtë verë, Erling Haaland, pasi klubi ra dakord të paguante klauzolën e tij të lirimit prej 64 milionë £, nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare në Etihad me vlerë 375,000 £ në një javë.

Dhe fenomeni norvegjez tashmë ka shlyer një pjesë të tarifës së transferimit me një fillim mjaft tronditës në Mançester. Në 14 ndeshjet e tij të para nën drejtimin e Pep Guardiolës , Haaland ka shënuar gjithsej 20 gola, duke përfshirë tre hat-trickë radhazi në shtëpi në kampionat.

Ish-lojtari i RB Salzburgut do të jetë pa dyshim një gjemb në këmbë për shumë skuadra në mbarë Evropën në ditët, javët dhe muajt e ardhshëm, por tani, në një marifet gazmor për të ndaluar Haaland që të shkatërrojë futbollin botëror, një tifoz ka krijuar një peticion për të bërë një ndryshim, shkruan Sportbible.

“Thjesht nuk është e drejtë,” përdoruesi ‘Ten Hag’s Reds’ shkroi në faqen Change.org.

“Ne mund të bëjmë një ndryshim. Tani është koha që ne njerëzit të veprojmë. Ky robot nuk duhet të lejohet të vazhdojë në vendin tonë.”

Në momentin e shkrimit, peticionin e kanë nënshkruar 18 persona, ndërsa, deri tash peticioni ka marrë 49 nënshkrime.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika