Petkoviq akuzon Stanon për shkelje të neutralitetit të BE-së

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Petar Petkoviq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i ka reaguar zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili në rrjetin social “X” ka shkruar se duhet të vijojnë përpjekjet për ruajtjen e sigurisë dhe normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Petkoviq e ka akuzuar Stanon për shkelje të neutralitetit të statusit të BE-së.

“Kush e autorizoi zëdhënësin e BE-së për të shkelur neutralitetin e statusit të BE-së duke njohur Kosovën?”

“Në emër të kujt flet Stano dhe pse e tejkalon mandatin e tij kur pesë shtete të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës? Nëse i ndërron punëdhënësit, ai duhet ta thotë këtë gjë me qartësi”, ka shkruar Petkoviq.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika