Petkoviq e ofendon dhe kërcënon Kurtin: Vuçiq do t’ia ngreh veshët me 2 maj në Bruksel

Petar Petkoviq i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili tha se Serbia në vend të shpërfaqjes së forcës ushtarake në Batajnicë është dashur të ngre një lapidarër për viktimat e luftës të cilët ishin fshehur në këtë bazë ushtarake më 1999

Kurti dhe Petkoviq

I ashtu quajturi drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar duke paralajmërua se çfarë do t’i bëjë presidenti i Serbisë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në takimin e Brukselit. Sipas tij, në takimin e ndërmjetësuar nga Bashkim Evropian që pritet të ndodh më 2 maj në Bruksel, presidenti i Serbisë, Vuçiq do t’ia ngreh veshët kryeministrit Kurti.

“Vajza Kurti ka frikë… e Vuçiqi do t’i ngreh veshët me 2 maj!”, ka shkruar në Twitter Petkoviq.

Por, në një postim tjetër në Twitter, Petkoviq e ka humbur kontrollin dhe e ka ofenduar Kurtin.

Ai këto ofendim i ka bërë pasi kryeministri i Republikës së Kosovës, shpalosi fytyrën e vërtetë të Serbisë, që sipas Kurtit, Serbia në Batajnicë është dashur që të vendos lapidar përkujtues për viktimat e pafajshme shqiptare të cilat ishin masakruar nga regjimi i Sllobodan Milloshoviqt dhe pas vrasje se tyre ky krim ishte tentuar që të fshehet në Batajnicë në një varrezë masive, ku Serbia mbajti ditën e ushtrisë së saj me manovra ushtarake.

“Ju flisni për persona të zhdukur dhe nuk do të hetoni asnjë nga 9 pikat me serbët e varrosur. Vetëm një mut mund të thotë diçka të tillë. Ju dëshironi të jeni Gauleiter okupator nesër në veriu e Kosovës, me pushkë, kontejnerë dhe 1% shqiptarë. Turp të kesh!”, ka shkruar Petkoviq.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në rrjetin e tij social Twitter ka thënë “Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu 46 anëtarë të familjes Berisha”.

“Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon atje stërvitje ushtarake për ‘Ditën e Forcave të Armatosura’. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”, ka përfunduar Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika