Petkoviq e quan “kërcënim” deklaratën e Kurtit për largimin e barrikadave që “mund të përfundojë me viktima”

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, e ka quajtur “kërcënim” deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili kishte thënë se “largimi i barrikadave në veri të vendit nuk mund të përjashtojë fatkeqësitë”

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurit, i cili kishte thënë se “largimi i barrikadave në veri të vendit nuk mund të përjashtojë fatkeqësitë”.

Deklaratën e kryeministrit Kurti, ai e ka konsideruar si “kërcënim ndaj serbëve”.

“Kur e dimë se çfarë kishte qenë i gatshëm të bënte në të kaluarën për të provokuar një përshkallëzim të situatës në terren, ne i marrim shumë seriozisht kërcënimet e tilla”, theksoi Petkoviqi.

Petkoviq ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar “të reagojë urgjentisht” ndaj deklaratave të Kurtit, shkruan Tanjug.

Kryeministri Albin Kurti, në një deklaratë për “The Guardian”, tha se “shqetësimi ynë është se heqja e këtyre barrikadave nuk mund t’i përjashtojë mundësitë e viktimave”.

“Kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri relative. Megjithatë, ne nuk mund ta lejojmë përgjithmonë këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë”, shtoi Kurti.

Kreu i ekzekutivit, ka theksuar se shqetësimi i partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës janë lidhjet e Beogradit me Moskën.

“BE-SHBA të gjitha pajtohen që barrikadat duhet të hiqen. Mendoj se shqetësimi i partnerëve dhe miqve tanë perëndimorë janë lidhjet e Beogradit me Moskën. Nuk e dimë se si mund të vihen në funksion në rast të rritjes së tensioneve, drejt përshkallëzimit në veri”.

Kurti ka potencuar se interesi i Rusisë është përpjekja për luftë nxitëse në Ballkan.

“Mendoj se shqetësimi i tyre kryesor është pikërisht ky: tani që Rusia u godit rëndë në Ukrainë pas pushtimit dhe agresionit të saj, ata kanë interes për përhapje. Ata kanë interes të transferojnë përpjekjet e tyre luftënxitëse në Ballkan, ku kanë një klient që është në Beograd”, shtoi ai.

Ndryshe, bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës, ka hyrë në ditën e 11.

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, që autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës, janë shtuar patrullime edhe nga ana e KFOR-it e EULEX-it.

Të dielën, një grup i protestuesve ekstremistë serbë kanë thyer kordonin e parë të policisë serbe, e cila po i kontrollonte teksa po protestonin afër kufirit me Kosovës, në pikën kufitare në Jarinjë.

Ata u ndaluan nga kordoni i dytë i policisë, i cili ishte vetëm pak metra larg pikës së kontrollit në Jarinjë.

Në kufi me Serbinë, kishin dalë njësitë e KFOR-it, të cilët i kishin shtuar forcat për ta parandaluar një eskalim të mundshëm të gjendjes.

Por, protestuesit anës tjetër të kufirit u dorëzuan dhe u shpërndan pa ndonjë incident të madh.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika