Petkoviq: “Gënjeshtër absolute” se Beogradi po përgatit sulm në Kosovë

Petar Petkoviq, Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka hedhur poshtë si "gënjeshtra absolute" pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me një sulm të planifikuar nga Serbia ndaj Kosovës. Në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, pas konferencës së Kurtit, Petkoviq ka akuzuar Kurtin për shpikje të krizës dhe mosdëshirë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka quajtur gënjeshtra absolute pretendimet e kryeministrit Albin Kurti, se Serbia po përgatit sulm në Kosovë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, të thirrur pas asaj të Kurtit, Petkoviq ka akuzuar kryeministrin e Kosovës se nuk e synon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, porse krijimin e krizës.

Ai ka thënë se ishte “një gënjeshtër absolute” se Serbia po përgatit sulm ndaj Kosovës, derisa për Kurtin ka thënë se po i përdor temën e Banjskës dhe veriun e Kosovës, në atë që, sipas tij, tregon qartë se kryeministri i Kosovës nuk dëshiron që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Petkoviq tentoi ta mbrojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ushtrinë serbe nga përgjegjësia e sulmit terrorist në Banjskë.

“Prandaj ai e përdor temën e Banjskës, sulmin ndaj presidentit Vuçiq, për të shmangur hapat konkretë që çojnë në formimin e  Asociacionit”, tha Petkoviq.

Ndyrshe, Kurti sot ka thënë se grupi i Milan Radoiçiq është duke u riorganizuar për sulme të radhës në Kosovë.

Ky organizim, Kurti tha se po ndodh në ambientet e një firme në Rashkë, ku Radojiçiq mban edhe takime me zyrtarë të BIA-s serbe.

Kosova ka akuzuar Serbinë se është e përfshirë direkt në sulmin terrorist të Banjskës dhe ka publikuar edhe dëshmitë që prapa organizimit të sulmit që la të vrarë policin Afrim Bunjaku qëndron shteti serb.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika