Petkoviq i pabindur për 1500 persona, por nuk jep shifra sa protestues morën pjesë në Rudarë

Për protestën që u mbajt gjatë ditës së enjte nga serbët në Rudarë, Pekoviq është i pabindur se ishin vetëm 1500 persona

I ashtu quajturi drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, protesta në Rudarë (ilustrim)

I ashtuquajturi drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është i pabindur se në protestën e serbëve gjatë ditës së enjte ishin rreth 1500 persona.

“Sipas vlerësimeve në terren rreth orës 13:00, protesta ka përfunduar e qetë, pa ndonjë incident të raportuar dhe në të kanë marrë pjesë rreth 1.500 pjesëmarrës”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.

Sipas Petkoviqit, fotot folin më shumë se çdo “gënjeshtër e mediave”.

Ai tha se “mediat” e kryeministrit, Albin Kurti, dhe manjatit serb të mediave që është një halë në sy për presidentin serb, Vuçiq, Dragan Sholak sikur N1, janë kundër tubimit “madhështor” të serbëve.

“Mediat e Kurtit dhe Sholak si N1 bashkë kundër tubimit madhështor të sotëm në Rudar! Vetëm ju përdorni propagandën e Prishtinës dhe dezinformatat për 1500 njerëz në tubim, fotot flasin më shumë se çdo gënjeshtër e juaj! Uniteti i serbëve i lëndon”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Ndërkaq, protestuesit në Rudar të Zveçanit protestën e hapën duke e shpalosur flamurin e Serbisë.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika