Petkoviq i reagon Kurtit: Mandati i Ekipit Menaxhues zgjat deri në përfundimin e procesit të themelimit të Asociacionit

Sipas Petar Petkoviq, mandati i Ekipit Menaxhues zgjat deri në përfundimin e procesit të themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe

Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se misioni dhe funksioni i Ekipit Menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ka përfunduar.

Sipas Petkoviq, mandati i Ekipit Menaxhues zgjat deri në përfundimin e procesit të themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai shtoi se nuk ka asnjë bazë ligjore që kreu i ekzekutivit ta shkarkojë këtë organ, siç tha ai, në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare.

“Përpjekja e Kurtit për të sfiduar përbërjen dhe mandatin e Ekipit Menaxhues nuk është gjë tjetër veçse një blerje e kotë e kohës, për të shmangur detyrimin për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por ai nuk do të ketë sukses”, ka thënë Petkoviq, shkruan Tanjug.

Petkoviq ka vlerësuar se kryeministri Kurti “gjithë ditën mendon për më të keqen”, duke pretenduar se ai po mundohet të largohet nga obligimi për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Kurti gjithë ditën mendon për më të keqen, përpiqet ta shkatërrojë dialogun, pasi nuk dëshiron të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por sado i vendosur në synimin e tij, Aleksandër Vuçiç janë edhe më të vendosur që ai të formohet”, u shpreh Petkoviq.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas konferencës për lansimin e Fondit Sovran të Kosovës, ka folur dhe për ekipin menaxhues që ka propozuar draft-statutin për Asociacionin.

Kurti ka thënë se ekipi menaxhues e ka përfunduar misionin dhe funksionin e vet .

“Ekipi menaxhues e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionon e vet, andaj ne nuk kemi më arsye ta dëgjojmë ekipin menaxhues që çka pati për të thënë e tha në Bruksel më 2 maj”, ka thënë Kurti.

“Edhe lirimi nga detyra është gjëja më e natyrshme dhe më e logjikshme. Hapat e radhës besoj se do të jetë një takim i yni me ndërmjetësit. Besoj se kjo do të ndodhë gjatë këtij muaji”, ka thënë tutje Kurti.

Kurti thotë se ekipi menaxhues i Asociacionit e ka kryer misionin dhe funksionin e vet

Edhe Bashkimi Evropian është deklaruar në lidhje me lirimin nga detyra të anëtarëve të ekipit menaxhues pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se marrëveshjet e dialogut thonë qartë se ekipi menaxhues duhet të jetë në funksion deri sa të miratohet statuti i Asociacionit.

“Sa i përket vendimit të raportuar të Kosovës për shpërbërjen e ekipit menaxhues, marrëveshjet e dialogut thonë qartë se ekipi menaxhues duhet të jetë në funksion deri sa të miratohet statuti i Asociacionit/Bashkësisë për Komunat me shumicë Serbe”- theksoi ai.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se i ka liruar nga detyra anëtarët e ekipit menaxhues pas prezantimit të djeshëm të draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status”- ka shkruar ai në Facebook.

Ekipi menaxhues, përbëhej nga të Danijela Vujiçiq, Jelena Boloviq, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika