Petkoviq i reagon Kurtit: Mos u shqetëso për serbët në Kosovë, ata kanë presidentin e tyre – Vuçiqin

Drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, i është lejuar hyrja në Kosovë për të marrë pjesë në liturgji të festës së Pashkëve ortodokse

Petar Petkoviq

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është lejuar të hyjë në Kosovë për të marrë pjesë në liturgji të festës së Pashkëve ortodokse.

Përmes një postimi në Twitter, Petkoviq ka vazhduar sulmet ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, teksa ka shpërndarë urimin që ka bërë Kurti për Pashkët ortodokse.

Kreu i Qeverisë së Kosovës kishte thënë se Kurti do të vazhdojë të kujdeset për besimtarët ortodoksë, duke u garantuar liritë themelore të besimit dhe sigurinë e përgjithshme.

“Vetëm ti Albin Kurti mos u shqetëso për serbët. Kur ti ‘kujdesesh’ kemi dyfish më tepër sulme etnike, katër serbë, përfshirë fëmijë, u qëlluan, kishat tona dhe varret u përdhosën dhe serbët arrestohen pa prova. Serbët e kanë presidentin e tyre, Vuçiqin, i cili kujdeset për ta dhe i ndihmon!”,  ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Për lejimin e hyrjes së Petkoviqit në Kosovë, ka reaguar ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj.

Ajo ka thënë se Petkoviq vazhdon të sulmojë me shpejtësi institucionet e Kosovës, të përhapë urrejtje etnike dhe të minojë përpjekjet për t’u integruar serbët e Kosovës.

“Ministria e Jashtme e Kosovës nuk është dashur t’ia lejojë këtij njeriu hyrjen në Republikën e Kosovës. Duke vepruar në një kapacitet zyrtar, ai vazhdon të sulmojë me shpejtësi institucionet e Kosovës, të përhapë urrejtje etnike dhe të minojë përpjekjet për t’u integruar serbët e Kosovës. E të gjitha këto i bën derisa është në tokën e Kosovë!” ka shkruar Haradinaj në Twitter.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika