Petkoviq: Ishim në prag të konfliktit serioz të planifikuar nga Kurti

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se ka planifikuar konflikt të rëndë në prag të së cilit, sipas tij është vënë situata në veri të Kosovës

Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se të dielën e 31 korrikut rajoni ishte në prag të një konflikti serioz.

Për këtë ai ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ka planifikuar konflikt të rëndë në prag të së cilit, sipas tij është vënë situata në veri të Kosovës.

“Kjo agoni dyditore dhe kriza e rëndë në të cilën Albin Kurti dhe Prishtina na futi të gjithëve tregon të gjitha dimensionet e militantizmit të atij njeriu, tregon se sa i rrezikshëm është ai, por edhe se kërcënimi ndaj serbëve në veri të Kosovës nuk është ndalur”, ka thënë Petkoviq në një konferencë shtypi, shkruan Kosovo Online.

“Mbrëmë ishim në prag të konflikteve të rënda dhe ju e dini çfarë do të thotë, nëse mbi 100 forca speciale Rosu, të armatosur deri në dhëmbë, me mjete të blinduara dhe topa uji, ishin gati të pushtonin, dhe plani i tyre ishte të pushtonin. Ata po bëjnë llogari me popullin serb, i cili mbrojti të drejtën e lirisë së lëvizjes dhe mbijetesës”, shtoi Petkoviq.

Sipas Petkoviqit, po të donte Serbia konflikt, populli serb nuk do të bënte tërheqje të barrikadave.

Ndërkaq, pas bllokimit të rrugëve me barrikada në Veri të Mitrovicës, Kryeministri Kurti ka fajësuar presidentin Vuçiq dhe Petkoviq, duke thënë se ata janë përgjegjësit kryesorë për gjërat që po ndodhin atje.

“Ende pa filluar lëshimi ynë i dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna armësh. Atyre iu paraprijnë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat”, kishte shkruar Kurti në Facebook.

Përmes një video-je në Facebook, Kryeministri i Kosovës u është drejtuar qytetarëve të vendit duke u bërë apel të përcjellin njoftimet nga Qeveria e Kosovës, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika